Për herë të parë, Edi Ramës i kujtojnë në Parlament kartelën në...

Për herë të parë, Edi Ramës i kujtojnë në Parlament kartelën në spitalin psikiatrik. Rama kthehet me fyerje

355
0
Shares

Deputeti i PD, Edmond Spaho i plrmendi kartelën në spitalin 5 të Edi Ramës që prej kohës kur ishte student.

Rama është trajtuar në këtë spital ndërsa Spaho u detyrua tia përmendte pas një lumë fyerjesh që Kryeministri drejtoi ndaj deputetëve të PD.

Debati nisi pasi deputetja Ina Zhupa denoncoi mbajtjen sekret të marrëveshjes së Butrintit nga ana e qeverisë dhe ministrisë së Kulturës.

Më pas e mori fjalën edhe ministrja e Kulturës Elvi Margariti e cila tha se do punësohen persona nga komuniteti.

Më pas ndërhyri Rama. “Budalliku në familjen tuaj është ngjitëse. E keni në ADN e partisë tuaj që të trashëgoni budallikun brez pa brezi dhe ta vazhdoni të gjithë mbi të marrjen e njerëzve për budallenj dhe prandaj jeni katandisur kështu dhe do të katandiseni më keq. Ndahuni me pjesë sa të doni, ju jeni si asjo pjesa e ndarë në 4-5 pjesë , jeni njësoj dhe vini flisni këtu për vlerat e trashëgimnisë kulturore, ju që jeni kërcënimi më i madh i shoqërisë tonë, ju që jeni shembulli më i keq dhe kërkon ta ktheni shqipërinë në kohën kur luftonit me Amerikën”, u shpreh Rama.

Ky ka qënë edhe momenti kur Edmond Spaho i përmendi kartelën.

Rama: Profesor mos bërtit! Kot nuk ta përmenda emrin se dua që të vish këtu, nuk e prisja që të merrje famurin e luftës me amerikën. Degradimi juaj është është se budalliku ëhstë sëmundje ngjitëse , është vetëm cështje kohe budalliku juaj. Profesor pres që të vish të bësh replikë, është sëmundje ngjitëse dhe është kaq evidente dhe kur përplaseni me njëri tjetrin jeni njësoj.

Spaho: Jeni me kartelë të çmendurish!

Rama: Edhe këtë të kartelës e kam dëgjuar me kohë, përdorni të njëjta argumenta dhe të njëta fjalë thoni. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY