Një çift nga Kosova u gjet i vrarë në apartamentin e tyre në Epinal të Francës, raportojnë mediat franceze.
Burri dhe gruaja janë sulmuar me thikë ndërkohë që ishin prindër të shtatë fëmijëve, katër prej të cilëve thuhet se ishin në apartment në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
“ Sipas një burimi policor, një çift nga Kosova është gjetur i vdekur, duke konfirmuar informacionin e Vosges Matin. Sipas elementeve të para, burri dhe gruaja janë vrarë me thika. Trupat e tyre u gjetën në banjën e banesës ku jetonin me shtatë fëmijët e tyre”, raporton mediumi France Bleu.
Deri tash nuk ka asnjë pistë për rastin tragjik.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/