Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Bulqizë.
Pas numurimit të fletëve të votimit, ndërmjet 2 kandidaturave, Kryetar i PD Bulqizë u shpall, z. Fatos Hoxha me 56.6% të votave.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.
Procesi në Bulqizë shfaqi probleme për shkak të ankesave për votimin. Në një moment votimi i ndërpre dhe rifilloi sërish pas qetësimit të situatës. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/