Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin nisi bisedimet e mbrojtjes me më shumë se 40 vende në bazën ajrore amerikane Ramstein në Gjermani duke shprehur besimin se Ukraina mund të mbizotërojë kundër Rusisë në konfliktin dymujor.
Sekretari i Mbrojtjes përshkroi disa nga synimet e Shteteve të Bashkuara ndërsa vendi vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës në luftë.
“Pushtimi i Rusisë është i pabazë, i pamatur dhe i paligjshëm. Është një fyerje ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, është një sfidë për njerëzit e lirë kudo. Kombet me vullnet të mirë nga e gjithë bota qëndrojnë të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit perandorak të Rusisë dhe kështu duhet të jetë”.
Ai u shpreh se administrata e Biden dëshrion një Rusi të dobësuar deri në atë shkallë sa ushtria e saj mund të mos ekzistojë më. /klan news
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/