Komiteti teknik, të gjitha detajet e vendimit për heqjen e masave anticovid...

Komiteti teknik, të gjitha detajet e vendimit për heqjen e masave anticovid pas 2 vitesh pandemi

37
0
Shares

Komitetit Teknik i Ekspertëve ka lehtësuar masat anti-covid, ndërsa ka rekomanduar vaksinimin me dozën e katërt.

“Bazuar ne rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nisur nga situata epidemiologjike, kemi vendosur heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave, por rekomandojmë fuqishëm mbajtjen e tyre në ambiente të mbyllura dhe sidomos në ato të paajrosura mirë. Vendosëm lejimin e muzikës pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës. Heqjen e detyrimit për të paraqitur dokument vaksinimi për Sars Cov2, dokument të testimit negativ për infeksionin Sars Cov2 apo çertifikatë shërimi nga ky infeksion për të gjithë shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare duke filluar kjo nga data 1 maj i këtij viti”, bëri me dije prof. Mira Rakacolli, kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Prof.Silva Bino, vuri theksin tek rëndësia e vaksinimit anticovid.
“Kemi akoma qarkullim të shtamit BA1, të shtamit BA2 dhe pavarësisht situatës mjaft të mirë epidemiologjike, shtamet e Covid19 po pësojnë mutacione të vazhdueshme. Prandaj risku mbetet aktual. Pavarësisht uljes së rasteve, vaksinimi është masa më e rëndësishme e cila mbron nga hospitalizimet dhe mbron nga vdekja”, tha Bino.
Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve është bërë me dije se situata e pandemisë COVID19 tashmë vijon të jetë në gjendje të qëndrueshme prej 13 javësh. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Dr.Eugena Tomini, tha se ka renie të incidencës javore dhe dy javore. Incidenca dy javore e cila është në ulje në nivelin e 7.9% krahasuar me javën e 13 dhe 14, edhe incidenca javore është e ulur në krahasim me javët pararendëse, por një kohësisht edhe me nivelin e pozitivitetit i cili në javën e fundit ka shënuar nivelin e 3.8% të mostrave të testuara në 24 orë. Aktualisht në vend janë mbi 430 raste aktive, pra 15 raste për 100 mijë banorë. Edhe rastet e hospitalizuara, kanë pasur një trend shumë herë më të ulët krahasuar me javët pararendëse. Komiteti i Ekspertëve do të vazhdojë të monitorojë me vëmendje situatën dhe këto masa do të vlerësohen në dinamikë duke u bazuar në nivelin e riskut brenda vendit apo në botë dhe do të ndryshojnë sipas nivelit të këtij risku ashtu sikurse është edhe rekomandimi i OBSH.
Në Shqipëri kanë ardhur mbi 3 milionë doza vaksine, 87% e të cilave janë përdorur. Vaksina më e përdorur në vend është vaksina Pfizer, e ndjekur nga Coronavac dhe AstraZeneca. Përsa i përket mbulesës vaksinale, Shqipëria ka një mbulesë mbi 60.8% me të paktën një dozë për popullatën target.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY