Ina Zhupa i merr mikrofonin ministres Margariti: Butrinti po jepet me koncesion,...

Ina Zhupa i merr mikrofonin ministres Margariti: Butrinti po jepet me koncesion, marrëveshja e fshehtë, siç dha Teatrin po jep Butrintin

45
0
Shares

Deputetja Ina Zhupani hoqi mikrofonin ministres së Kulturës Elva Margariti ndërsa kjo e fundit po rapprtont e për dhënien me koncesion të Butrintit.

Deputetja mori fjalën për procedure, por ligjvënësit socialistë kërkuan që ti ndalohej fjala.

Zhupa tha se mareëveshja për dhënien e Butrintit me koncesion 10 vjeçar është sekret. Sipas saj Butrinti nuk duhet të trajtohet si mall, por si pasuri Kombëtare, siç është.

Pjesë nga debati:

Ina Zhupa: Harroje ti nuk vazhdon, zonja ministre ti nuk vazhdon. Çohuni ju lutem kolegë. Ne jemi komision përgjegjës. Zoti Petro po shkel rregulloren. Zonja ministre, nuk kalohet kështu. Zoti Petro po shkel rregulloren

Petro Koci: Nuk je ti komandantja

Ina Zhupa: Të lutem, do të japë ajo si mall Butrintin, sic dha Teatrin. Nuk vazhdon ti.

Elva Margariti: Të pëlqen apo nuk të pëlqen do ta dëgjosh deri në fund.

Ina Zhupa: Nuk të vjen zor, je njëri që ke dhënë teatrin tani kërkon të japësh Butrintin. Kjo është marrëveshja jote e turpit.  Të të vijë zor nga vetja. Turp turp turp. Edhe ju të gjithëve tju vije turp. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY