Mashtrohen nga ndërtuesi, 3 gra mbyllen për vetflijim në Vlorë, nuk i...

Mashtrohen nga ndërtuesi, 3 gra mbyllen për vetflijim në Vlorë, nuk i dëgjon askush nga shteti

67
0
Shares

Tri gra në Vlorë u mbyllën sot në një dyqan duke deklaruar se nuk do të dalin që aty për shkak se janë mashtruar nga firma që i mori shtëpitë për të ndërtuar pallat.

”Dhamë shtëpinë për të bërë këtu pallat. E kishin pronarët para se të bënim ne aktmarrëveshje. U prishën shtëpitë nuk filloi pallati filloi karburanti. Kemi 10 vite nëpër prokurori, për mashtrim. Na kanë marrë edhe paratë e qirasë. Unë jam lodhur shumë.

Unë e kam vendosur, më vjen keq vetëm që nuk do shikoj nipërit e mi. Qëllimin e jetës time unë e kam plotësuar. Jetova për të parë njerëz të korruptuar, nuk i mposhta dot. Unë e kam vendosur do vetëflijohem”, tha njëra nga gratë e mbyllura në një dyqan. a.b

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.04.2022, rreth orës 11:05, në lagjen “10 Korriku”, janë futur në një dyqan në katin e parë të një pallati, 3 shtetase, të cilat për shkak të një konflikti pronësie me investitorin e pallatit, kërcënojnë se do të kryejnë vetëvrasje.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po negociojnë për zgjidhjen e situatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY