Rama lë të hapur garën për President, thotë se nuk do kandidojë...

Rama lë të hapur garën për President, thotë se nuk do kandidojë Vali Bizhgën

48
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë aludimet për kandidimin e Vali Bizhgës si Presidente, ku u pyet gjatë një konference për javën kulturore franceze.

Bizhga është shefe kabineti e Ramës dhe pak ditë më parë u lakua si një ndër emrat që deputetët socialistë e propozuan për Presidente mes 67 emrave të tjerë.

“Nëse do bënim një javë kulturore për thashethemet, do ishte një javë ku Shqipëria do mbante flamurin e kryesuesit të aftësisë prodhuese. Procesi i zgjedhjes së Presidentit, simulon maksimalisht thashethemet, përfshihen gjithfarë emrash dhe njerëzish, në shumicën e rasteve edhe pa dëshirën e tyre. Përgjigjia ime është negative se nuk ka asnjë të vërtetë”, tha Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY