Berisha voton në njësinë 2: Ky ëahtë një revolucion, gjykatësja dje vendosi...

Berisha voton në njësinë 2: Ky ëahtë një revolucion, gjykatësja dje vendosi kundër vendimit të saj pak javë më parë

61
0
Shares

Ish kryeministri Berisha votoi sot për kreun e PD në njësinë 2 në Tiranë ndërsa deklaroi se zgjedhjet e brendshme në PD janë procesi më demokratik i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelet e rithemelimit të PD-së si një forcë e fuqishme konservatore.

“Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë një narko-shteti dhe një diktature të çfarëdo lloji, të bazuar në ideologjinë. Vetëm një opozitë e vërtetë ka të gjitha shanset dhe mundësitë për të ngj8itur PD-në, për ta shndërruar atë në forcë politike fitimtare”, tha Berisha fill pas votimit.

Pyetje-përgjigje:

Pyetje: Z. Berisha, si ndjeheni që votoni sot në selinë blu ndërkohë që në zgjedhjet e fundit kur keni votuar për Referendumin, ka qenë në një ambient lokali?

Sali Berisha: Ka një dëshmi kjo, ka një sinjifikancë. Asgjë, asgjë nuk mund të pengojë PD-në në rrugën e saj si forcë politike e vërtetë opozitare dhe ky zhvillim i sotëm, dëshmon më së miri këtë.

Pyetje: Zoti Berisha i druheni një vendimmarrje nga Apeli?

Ky është një revolucion, ju garantoj unë.  Ju keni parë këto kohë një lloj rënie të valës, por që në të vërtetë nuk ka qenë rënie ka qenë një angazhim total i burrave dhe grave kudo që janë në procesin zgjedhor të PD-së. Sot këta janë në këmbë dhe të jeni të sigurt që marshin e tyre të lirisë nuk ka dhe nuk mund të ketë forcë që do ta ndalë. Për sa i përket standardit, një gjykatëse vendosur dje të shkruajë ligjin e shtetit, në një akt që tejkalon jashtë çdo imagjinate.

Nën një presion të tmerrshëm, ndaj të cilit një njeri që ka minimumin e minimumit të karakterit nuk ja lejon vetes. Kjo është e qartë si drita e diellit, është po kjo gjykatëse që nuk pranoi ankesën tonë duke vlerësuar më parë se ne nuk jemi palë. Por shpalli palë atë që në mënyrë absolute nuk ishte palë, shkroi ligjin mendoj unë në aktin më të shëmtuar së pari të CV-së së saj, dhe jo vetëm, është me komplekse se kaq.

Sidoqoftë këtë revolucion nuk do e ndalë më asgjë.

Zonja Kim konfirmoi se ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë?

Nuk besoj se ka pasur një shkelje më të rëndë për vlerat mbi të cilat qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e lira.

Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, një parim i vendit të saj të Lirisë. Ky është një akt individual për të cilin ne në mënyrë absolute do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-së. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY