Vito Kapo kërkon dekorimin e diktatorit Hoxha dhe dhe gruas së tij...

Vito Kapo kërkon dekorimin e diktatorit Hoxha dhe dhe gruas së tij Nexhmijes

526
0
Shares

Gruaja e një prej drejtuesve kryesorë të diktaturës, Hysni Kapos dhe ndërkohë ministre e qeverisë komuniste për shumë vite, Vito Kapo, ka kërkuar sot dekorimin e Enver Hoxhës dhe Nexhmije Hoxhës.

Në një intervistë për gazetën “Dita”, ajo falënderon qeverinë e Ramës për dekorimin e saj dy vjet më parë me dekoratën “Medalja e Mirënjohjes”.

Vito Kapo përgjigjet se e ka pranuar me kënaqësi atë dekoratë se e meritonte. Madje thekson se në radhë të parë me atë medalje duheshin dekoruar Enver Hoxha dhe Nexhmije Hoxha, shkruan gazeta Dita.

“E kam thënë kur më dekoruan, e kam thënë vazhdimisht dhe do ta them sa të kem jetën. Ato dekorata ne i kemi merituar dhe i meritojmë se kemi bërë një luftë heroike. Ne çliruam vendin nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Këtë nuk mund të na e mohojë askush. Enver Hoxha ishte në krye të luftës, udhëhoqi Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Si Enver Hoxha dhe Nexhmija Hoxha luftuan kundër pushtuesve. E përsëris: Qeveria të gjejë kurajon të dekorojë Enverin dhe Nexhmije Hoxhën, të cilët janë figura qendrore të luftës. Të dekorohen me ceremoni dhe jo në fshehtësi! Akuza e ditëve të sotme janë politike”, thotë Vito Kapo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY