Në kulmin e krizës, suficit 180 milionë euro në 3 muaj. Si...

Në kulmin e krizës, suficit 180 milionë euro në 3 muaj. Si qeveria po zbraz xhepat e qytetarëve dhe mbush të vetat

122
0
Shares

Në fund të tremujorit të parë buxheti i shtetit akumuloi 180 milionë euro (22,1 miliardë lekë) më shumë të ardhura se sa shpenzoi.

Balanca fiskale me suficit ishte shumë herë më mirë se planifikimi vjetor ku parashikohej që në fund të tremujorit deficiti të ishte minus 6,2 miliardë lekë (50 milionë euro).

Duke marrë në konsideratë programin buxhetor të miratuar parlament në fund të tremujorit të parë të vitit qeveria ka fonde të lira në nivelin 31 miliardë lekë. Kjo shumë është tre herë më e madhe se bonusi i pensionistëve (3,5 miliardë lekë) dhe Kontigjenca për Paketën e Rezistencës (6 miliardë lekë).

Suficiti buxhetor në këtë periudhë u ndihmua nga rritja jo e zakonte e të ardhurave buxhetore, të cilat shënuan rritje vjetore me 27 % në janar-mars 2022. Në anën tjetër shpenzimet buxhetore në tremujorin e parë zakonisht kanë ecuri më të dobët se planifikimet për shkak se, zakonisht në këtë periudhë bëhen tenderimet dhe fondet çelen më vonë.

Rritja e të ardhurave buxhetore po nxitet nga shtrenjtimi i çmimeve, sidomos lëndëve të para nga importi. Qeveria po merr me shumë të ardhura neto nga tatimet që vilen në përqindje të çmimeve, kryesisht TVSH-ja. Psh tatimet marrin aktualisht 45 lekë TVSH për çdo litër karburant që shitet me pakicë nga 35 leke që merrnin vitin e kaluar. Ministria e Financave ka pohuar se një pjesë e suksesit në rritjen e të ardhurave e ka projekti i fiskalizimit.

Por rritja e të ardhurave buxhetore ka gjasa të shkojë si uji në rërë nëse qeveria nuk shpenzon me kujdes. Me këtë ecuri arka e shtetit rrezikon të keqpërdorët si dy vitet e fundit.

Në dy vitet 2021 dhe 2021 qeveria shpenzoi pothuajse 40 për qind fondit të investimeve kapitale në muajin dhjetor duke shkelur kështu parimet e ligjit organik, i cili nuk lejon përqendrimin e pagesave në një periudhe.

Një listë zyrtare me zërat e investimeve që u publikua nga Ministria e Financave tregon se, projektet kryesore të investimeve morën nga 40-60% te financimeve vjetore gjatë muajit dhjetor.

Fondet e investimeve të shpërndara në shumë projekte dhe jo të mbështetura në prioritete të zhvillimit të qëndrueshëm nuk po rrisin produktivitetin në ekonomi./Monitor

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY