KLODIAN TOMORRI/ Sa kushton ‘kafja’ e rradhës e Tony Blair në Tiranë

KLODIAN TOMORRI/ Sa kushton ‘kafja’ e rradhës e Tony Blair në Tiranë

71
0
Shares

Nga Klodian Tomorri (Marrë nga faqja e tij në Facebook)

Para 3 apo 4 vitesh qeveria shqiptare beri disa pagesa me vlere 8 milione euro per nje zyre ne Londer. Zyra ishte e Tony Blair-it. Parate erdhen nga Arabia. Qeveria shqiptare u perdor per te kamufluar transaksionin dhe veshtiresuar gjurmimin e parave.

Faktet e publikuara nga mediat britanike tregojne qartesisht se Tony i Rruges se Trete eshte kryeministri me oreksin me te madh per para ne historine e Britanise. Skandalet e tij financiare jane aq te shumta saqe dikur i zbuluan se ishte ne listepagesen e nje fondi sovran ne Abu Dhabi teksa ishte njekohesisht i derguari i paqes ne konfliktin Izrael Palestine.

Por Blair nuk merr para vetem nga arabet. Ne fakt ai merr para kudo qe shkon. Dhe ka marre miliona edhe nga Shqiperia.

Omnia Strategy, studioja e Cherie Blair, bashkeshortes se ish kryeministrit britanik u pagua miliona euro nga qeveria shqiptare si konsulente per te prishur koncesionin e markimit. Si perfundim keshilla qe dha studioja e zonjes Blair ishte qe mos e anulloni koncesionin. Per kete u pagua miliona euro.

Se fundmi ka nje informacion te pakonfirmuar se Omnia Strategy eshte studioja qe do te perfaqesoje Shqiperine ne Gjykaten e Hages per ceshtjen e delimitimit te kufijve detare me Greqine. Kjo eshte kontrate top secret, nuk dihet sa e ka vleren dhe si eshte prokuruar.

Per te merituar gjithe keto para, here pas here Bambi Tony vjen per ndonje vizite flash ne Tirane. E verteta eshte se Shqiperia i ka nje borxh shume te madh Blarit per luften ne Kosove. Por eshte me mire ta thoje shifren publikisht sa kushton ai nderi se sa i merr keshtu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY