Rezistenca në Mariupol. Putin: Asnjë mizë të mos shpëtojë nga fabrika Azovstal

Rezistenca në Mariupol. Putin: Asnjë mizë të mos shpëtojë nga fabrika Azovstal

74
0
Shares
Smoke rises above Azovstal steelworks, in Mariupol, Ukraine, in this still image obtained from a recent drone video posted on social media. MARIUPOL CITY COUNCIL/via REUTERS

Nga Genc Çaushi

Marrja e qytetit-port të Mariupolit është parë prej kohësh si një hap vendimtar në pushtimin rus të Ukrainës – duke krijuar një urë tokësore midis rajonit lindor të Donbasit dhe gadishullit të aneksuar të Krimesë. Por rezistenca e vendosur ukrainase kanë çuar në zhgënjim të vazhdueshëm për Vladimir Putin dhe gjeneralët e tij, ndonëse qyteti i rrafshuar është në prag të katastrofës humanitare. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha të enjten se “mijëra” civilë vazhdojnë të bllokuar brenda Mariupolit, ndërsa e krahasoi rrethimin rus të qytetit juglindor me një “operacion terrorist”. Komandantët ukrainas në terren kanë pohuar se forcat ruse nuk i kanë respektuar marrëveshjet për të hapur korridoret e evakuimit apo për të zbatuar armëpushimet dhe kanë vazhduar të bombardojnë qytetin. Mariupoli është shkatërruar pothuajse plotësisht nga bombardimet ruse që kanë zgjatur me javë të tëra, teksa dhjetëra-mijëra civilë ende presin evakuimin, sipas zyrtarëve ukrainas. Pas përpjekjeve të shumta të dështuara për të krijuar korridore të sigurta jashtë Mariupolit, katër autobusë evakuimi arritën të largoheshin nga qyteti të mërkurën. Teksa Presidenti rus, Vladimir Putin, i shpalli dje si një “sukses” përpjekjet e forcave ruse për të kapur qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit, urdhëroi ushtrinë të ndalojë përpjekjet për të sulmuar fabrikën e rrethuar të çelikut Azovstal, e cila ende mbahet nga forcat ukrainase. Putin theksoi se do të ishte “jopraktike” për ta sulmuar atë, por ajo duhet të bllokohet në mënyrë që “as një mizë të mos mund të shpëtojë”.

Çfarë dimë për uzinën Azovstal në Mariupol

Fati i qytetit ukrainas të Marioupolit qëndron te një numër i panjohur trupash që mbrojnë fabrikën e hekurit dhe çelikut Azovstal – një kompleks industrial i vendosur në cepin juglindor të qytetit-port. Të enjten, Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi se po anulonte planet për të sulmuar kompleksin me trupa. Në vend të kësaj, Putin tha se kompleksi i çelikut duhet të vuloset dhe atyre brenda duhet t’u ofrohet mundësia të dorëzohen në këmbim të jetës së tyre dhe një “trajtimi dinjitoz”.

Kombinati i çelikut:

Kompleksi është i madh, përfshin ndërtesa të shumta dhe një sipërfaqe prej më shumë se katër miljesh katrore dhe përdorej për të punësuar më shumë se 10,000 njerëz. Qindra ushtarë dhe civilë ukrainas janë strehuar brenda kompleksit. Është ndër strehët e fundit të rëndësishme për forcat ukrainase në Mariupol, e cila është rrafshuar nga forcat ruse gjatë rrjedhës së luftës. Kushtet brenda thuhet se janë të dëshpëruara. Të hënën, një zyrtar ushtarak ukrainas tha: “Gratë me fëmijë dhe foshnja jetojnë në bunkerë. Në uri dhe në të ftohtë. Të plagosurit vdesin çdo ditë, sepse nuk ka ilaçe, pa ujë, as ushqim”. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, i ka thënë Putinit se forcave ruse do t’u duhen tri deri në katër ditë për të marrë nën kontroll uzinën. Pozicioni strategjik i portit te Mariupolit në detin Azov e ka bërë atë një objektiv kyç për ushtrinë ruse. Marrja e saj do t’i lejonte Rusisë të krijonte lidhje të vazhdueshme nga Donbasi në Krime, gadishullin që ajo e aneksoi ilegalisht. Donbasi, që prodhon qymyrin dhe çelikun, ka qenë pika qendrore e fushatës së Rusisë për të destabilizuar Ukrainën që nga viti 2014, kur Kremlini përdori përfaqësuesit e tij për të ngritur “republikat popullore” separatiste në pjesë të provincave Luhansk dhe Donetsk.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY