Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj tha se grupi do të bëjë një mbledhje tjetër për qëndrimin e opozitës për zgjedhjen e Presidentit.
”Procesi i zgjedhjes së Presidentit është i rëndësishëm. Por në raundin e 4 dhe 5 zhvlerësohet procesi duke e zgjedhur atë me shumicë të thjeshtë.
Rama nuk ka legjimitetin e zgjedhjes së Presidentit. Opozita duhet të përballet. Njëra është të shmangemi me bisht ndër shalë, tjetra të përballemi. Është detyrimi ynë që qëndrimin e përballjes ta çojmë përpara”, tha Alibeaj.
Kreu i grupit tha se do ta mbajë të hapur mbledhjen e grupit.
Në vijim Alibeaj tha se Berisha vjen i paftuar ndërsa për deputetët e përjashtuar ka një qëndrim të shumicës në grup.
Alibeaj tha se Berisha mund të bëjë propozime, mund të priten me interes, por në fund vendos grupi parlamentar. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/