Debate Berisha-Alibeaj në grupin parlamentar të PD. Berisha jep detaje nga replikat

Debate Berisha-Alibeaj në grupin parlamentar të PD. Berisha jep detaje nga replikat

50
0
Shares

Ish kryeministri Berisha shpjegoi sot debatin në grupin parlamentar të PD duke theksuar edhe njëherë se nuk njeh kreu e grupit të PD, Alibeaj në këtë pozicion.

”Opozita nuk mund të përfaqësohet me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktikë merr fund. Denoncova me forcën me te madhe praktikën mafioze për zhjedhjen e Presidentit që po kryen Rama”, tha Berisha fill pas debatit në grup.

Pak më herët në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Sali Berisha ka akuzuar Enkelejd Alibeajn se në takim përfaqëson Taulant Ballën dhe jo deputetët demokratë.

Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të perfill. Të mbajne peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës. Ai qëndjehet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfave sekrete”, deklaroi Berisha.

Ndërkohë që Alibeaj është përgjigjur se i vetmi peng në PD, është Sali Berisha, që po tenton të marrë pas fatit të tij dhe një pjesë të deputetëve të tjerë.

Për Enkelejd Alibeajn, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar, ka një ftesë të hapur nga Taulant Balla për tu ulur në tryezën e diskutimeve, dhe dhënien e propozimeve.

Ndërkohë që Sali Berisha ka qenë më radikal në qendrimin e tij, duke thënë se çdo negociatë me Edi Ramën për presidentin, do të sillte thjesht legjitimimin e pushtetit të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY