Plagosën me mjet të mprehtë 2 shtetas, identifikohen dhe shpallën në kërkim 3 autorët e dyshuar.
Një sherr dramatik me thika ka ndodhur ne një lagje të Beratit mbrëmë.2 persona kanë mbetut të plagosur ndërsa 3 persona u shpallën në kërkim.
”Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat shpallën në kërkim shtetasit E. N., 31 vjeç, F. Q., 24 vjeç dhe F. Q., 21 vjeç, pasi gjatë natës, në lagjen “13 Shtatori”, dyshohen se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasit D. Gj., 32 vjeç dhe Th. Gj., 22 vjeç, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim”, njoftoi policia. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/