Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla tha sot se u takua pasdite me Fatmir Mediun dhe Agron Dukën, ku u diskutua mbi procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Balla u shpreh se dy grupet parlamentare të përfaqësuar nga Mediu dhe Doda kanë kërkuar shtyrjen e afateve për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.
“Po sot kemi pasur kontakte me 2 prej 3 grupeve parlamentare të opozitës, me z.Mediu dhe znj.Doda. Kërkesa e tyre ishte që Konferenca e pare e Kryetarëve, mos jetë 29 prill, por 4 ose 6 maj, dhe pastaj duke mos harruar, brenda 7 ditëve të zhvillohen raundet pasuese. E kam mikpritur propozimin e dy grupeve të opozitës. Nesër do t’i drejtohem me një shkresë kryetares së Kuvendit për të ndryshuar këto afate. Grupi parlamentar i PD s’është mbledhur dhe vendimmarrjet e tyre duhen respektuar”, tha Balla.
Dje deputetët e PS hodhën zarfet e tyre me 3 kandidatura lidhur me kreun e ri të shtetit. 67 kandidatura janë përzgjedhur nga grupi negociator për t’u diskutuar më tej mes mazhorancës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/