PD, tryezë për energjinë, propozohet ngritja e komisionit parlamentar për energjinë

PD, tryezë për energjinë, propozohet ngritja e komisionit parlamentar për energjinë

58
0
Shares

Grupi i eksperteve te Partise Demokratike mbajti sot nje tryeze ne lidhje me krizen e sistemit energjetik shqiptar dhe keqmenaxhimin e sektoreve te tij.

Ne aktivitet ishte i pranishem ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkaq deputetja e PD, Sorina Koti prezantoi nismën për ngritjen e një komisioni të posaçëm për energjinë.

“Bashkë me disa kolegë të grupit parlamentar të PD dje kemi shpërndarë brenda sistemit të Kuvendit letrën drejtuar të gjithë deputetëve të Parlamentit shqiptar, për nismën e ngritjes së një Komisioni të Posaçëm për Energjinë dhe aksionin mbi klimën, i cili do të ndihmojë në hartimin dhe legjislacionin përkatës për sigurimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri, të pavarur ndoshta nga gazi dhe nafta. Jemi në kushtet kur çmimet e energjisë po rriten nga dita në ditë, çmimet e naftës dhe gazit gjithashtu”, deklaroi Sorina Koti.

Po ndjehet një presion i madh nga sektori i biznesit, nga shoqëria civile, nga organizatat dhe partnerët ndërkombëtarë për të gjetur zgjidhje të cilat janë brenda territorit të Shqipërisë. Kemi duke negociuar me të gjithë deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, përtej bindjeve politike, sepse kjo është një kauzë që na përket të gjithëve.
Dje ishte dita e parë që ne patëm kontaktin me deputetët, sot është dita e dytë ku jemi ulur në diskutime se çfarë është më e mira për Shqipërinë dhe ngritja e Komisionit të Energjisë dhe shumë shpejt do të dorëzojmë kërkesën në Parlamentin e Shqipërisë për ngritjen e këtij Komisioni të Posaçëm, shpjegoi deputetja e PD. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY