Grupi parlamentar i Partia Socialiste votoi sot kundër plrjashtimit të Ornaldo Rakipit, i biri i Aqif Rakipit i cili pak ditë më parë u shpall non grata nga SHBA nën akuzën e korrupsionit zgjedhor, krimit të organiziar dhe veprimtarisë destabilizuese, etj.
Diskutimi është bërë me dyer të mbyllura në mbledhjen e grupit dhe në fund ata vendosën që Rakipi të mos përjashtohej.
Mësohet se vendimi është marrë me shumicën e votave të deputetëve socialistë, ndërkohë që një prej atyre që ka kundërshtuar vendimin është kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla.
Balla është shprehur në mbledhje se PS nuk përdor standarde të dyfishta dhe se respekton vendimin e SHBA, duke e konisideruar si aleatin strategjik të vendit tonë. m.k
Njoftimi i DASH për Rakipin:
Aqif Rakipi (Rakipi) është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike.
Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit.
Aqif Rakipi (Rakipi) është një ish-deputet famëkeq nga Elbasani, Shqipëri, i cili ka ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Grupe të shumta të krimit të organizuar (GKO) në Shqipëri kanë ofruar para, dhurata ose premtime për vende pune apo lëshime në këmbim të votave për partinë e tyre të preferuar politike. Rakipi ka qenë prej kohësh i përfshirë në krimin e organizuar dhe është i lidhur ngushtë me një Grup Krimi të Organizuar, brenda të cilit ai ka ushtruar ndikim politik, përfshirë edhe përmes korrupsionit.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/