Një person i armatosur dhe me i maskuar sulmoi sot poatën në Kamzë dhe i ka marrë paratë pa dhunë. Megjithatë sipas policisë pistoleta e tij dyshohet se ka qenë lodër ndërsa shuma e parave të marra është 1 milionë lekë të vjetra.
Policia thotë se po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë në njoftimin zyrtar të ngjarjes janë hequr fjala ‘lodër’ apo grabitje ‘pa dhunë’.
Njoftimi i policisë:
Më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në Kamzë, një person ende i paidentifikuar, i maskuar me kapuç dhe mbante një send të dyshuar si pistoletë, është futur në filialin e Postës Shqiptare, ka marrë një shumë parash dhe është larguar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/