EMRAT/ Kapen falsifikatorët e dollarët, hodhën 50- she në treg

EMRAT/ Kapen falsifikatorët e dollarët, hodhën 50- she në treg

49
0
Shares

Finalizohet operacioni policor i koduar “50 Dollars”. Hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihen në pranga 3 shtetas. Në pranga janë vënë Viard Kotori 29 vjeç, Etmond Dokushi 32 vjeç dhe Ervin Kamolli 32 vjeç.

Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 dollar, të dyshuara të falsifikuara, dhe një automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas një punë te mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “50 Dollars”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

– V. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, E. D., 32 vjeç, banues në Kavajë, dhe E. K., 32 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytete të tjera, kartëmonedha të prerjes 50 dollar. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY