Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasit V. K., 49 vjeç, banues në fshatin Bratilë, Gramsh.
Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në rrugën Maliq-Gramsh, në afërsi të fshatit Moglicë, Maliq, rreth 50 m² rrjetë metalike që shërbente për mbrojtjen nga rënia e gurëve, e cila iu gjet në mjetin tip “Renault” dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...