Finalizohet operacioni policor i koduar “Verona” nga policia e Durrësit.
Operacioni policor, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Interpol Tirana.
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
U bënarrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit Ermal Gjoka, 52 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Verona/Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.
Po në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, u kap shtetasi i shpallur në kërkim:
-B. V., 53 vjeç, banues në Arrameras, Krujë.
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Kapja e këtij shtetasi u bë në afërsi të banesës së tij në fshatin Arrameras, Fushë-Krujë, pasi dyshohet se B. V. është autor i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Arrameras, në vitin 2021, bimë të cilat u asgjesuan nga Policia gjatë një aksioni policor.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/