Sadri Abazi fiton tjetër tender me ofertë 98 milionë lekë më shumë...

Sadri Abazi fiton tjetër tender me ofertë 98 milionë lekë më shumë se të tjerët

174
0
Shares

Një tjetër tender në Dibër është fituar nga Sadri Abazi. Sërish edhe ky tender, është fituar me ofertë më të lartë se pjesëmarrësit e tjerë.
Denoncimin e bën PD.
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, bëri të ditur midis të tjerave se çdo tender është i vlefshëm për të marr copën e radhës nga paratë e shqiptarëve për interesat klienteliste e të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht.

Deklarata e plotë e zëdhënëses së PD, Ina Zhupa


ina zhupa, 25 gushtNuk ndalen tenderët që Edi Rama ndan mënjanë për oligarkun e tij Sadri si këste për blerjen e votës në Dibër dhe pasurimin e tyre të mëtejshëm.
Çdo tender është i vlefshëm për të marr copën e radhës nga paratë e shqiptarëve për interesat klienteliste e të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht.
Sadriu i Ramës ka kapur së fundmi tenderin për ndërtimin e shkollës në Maqellarë, me vlerën totale prej 790 milionë lekësh.
Edhe kësaj radhe si përherë me tenderët e Ramës për Sadriun fiton oferta më e lartë, e kompanisë së tij Alko Impex, me diferencë me ofertën më të ulet me 98 milionë lekë.
98 milionë lekë më shumë që i jepen njërit prej të dërguarve me punë votash në Dibër, Sadriut, në kurriz të qytetarëve. Me këto para që ju përkasin qytetarëve mund të ishin paguar 1430 pagesa papunësie për dibranët, mund të kishin një punë me page minimale 445 pjesëtarë të familjeve dibrane. Me këto para mund ti merrnin pensionin e tyre për një jetë me pak më shumë dinjitet 652 pensionist në qytet dhe 1186 pensionistë në fshat.
Por jo, asgjë nga këto nuk ndodh sepse Rama zgjedh ti shpërdoroj paratë e qytetarëve duke ja dhënë oligarkut të tij me mision të veçantë.
Ndërsa qytetarët do zgjedhin shumë shpejt që të përdorin votën e tyre për të larguar nga pushteti në Dibër e më pas në gjithë Shqipërinë të gjithë Ramët dhe Sadritë e tyre.
Shqipëria do jetë më mire pa Edi Ramën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY