DYFYTYRËSIA/ Erion Veliaj për tekat e veta protestonte para gjykatës, për vdekjen...

DYFYTYRËSIA/ Erion Veliaj për tekat e veta protestonte para gjykatës, për vdekjen e Arditit pret vendimin e drejtësisë

71
0
Shares

Asgjë më shumë se një sjellje me dy fytyra është ajo e demonstruar sot prej bashksië së Tiranës, me gjasa kryebashkiakut të saj Erion Veliaj.
Duke pretenduar se apelet e opozitës por edhe medias për zbardhjen e vdekjes dhe shfrytëzimit në të zezë te landfilli, Erion Veliaj ka bërë të ditur sot se, “bashkia e Tiranës ka qenë dhe vazhdon të jetë në krah të institucioneve ligjzbatuese, duke ofruar të gjithë ndihmën për një hetim të plotë të kësaj ngjarjeje e vënë përpara përgjegjësisë cilindo kontraktor që nuk ka respektuar këto rregulla”.
Por, po të jetë për “ka qenë”, është ende e freksët “konsideratë” e Erion Veliajt, për “ligjzbatuesit”, kur ai thirri në protestë, punonjësit e bashksië por edhe deputetë e drejtues të PS-së, para gjykatës…, ndërsa pritej vendimi i saj për fatin e një ndërtimi nën digën e liqenit.

Deklarata e plotë e Bashkisë së Tiranës


ardit gjoklaj newNga dita e parë në detyrë, stafi i Bashkisë së Tiranës është angazhuar për ta bërë qytetin më të jetueshëm për banorët e tij, por edhe për vizitorët. Edhe pse ka ende shumë për të bërë, jemi krenarë për atë që kemi arritur në vetëm një vit. Sot Tirana është një qytet më i pastër, me transport publik shumë më funksional, me çerdhe, kopshte dhe shkolla të rikonstruktuara, me rrugë dhe trotuare të ndriçuara, me sinjalistikë për drejtuesit e automjeteve, por edhe shumë më miqësore për këmbësorët dhe përdoruesit e biçikletave.
Por, nga ana tjetër, çdo ditë përballemi me sulme politike, të cilat nuk i shërbejnë as punës sonë të përditshme, as qytetit tonë. Këto sulme bëhen edhe më absurde kur vijnë pikërisht nga ata njerëz që për katër vite me radhë zgjodhën të flinin gjumë, duke e lënë qytetin në mëshirë të fatit e që për 4 vjet nuk zgjidhën, edhe pas shumë aksidenteve, çështjen e landfillit të tejmbushur të qytetit, i cili për faj të po këtyre njerëzve kishte degjeneruar në një fushë-betejë për grumbulluesit e mbetjeve.
Disa javë më parë, një djalë i ri ka humbur jetën në fushën e grumbullimit të plehrave në Sharrë. Institucionet përgjegjëse kanë bërë shoqërimet e të implikuarve, janë duke hetuar dhe shpresojmë që e vërteta e kësaj ngjarje të trishtë të zbardhet sa më shpejtë.
Një qytet me 1 milion banorë si Tirana, ka mbi 100 kontraktorë të shpërndarë nëpër të gjithë territorin në rrugë, në ujësjellësa, ndërtesa, ura, mbikalime, infrastrukturë arsimore, grumbullim mbetjesh, pastrim e shërbim.
Teksa Bashkia vendos rregullat, çdo ofrues sherbimesh në qytet përgjigjet përpara ligjit për çdo shkelje të këtyre rregullave.
Ndaj, Bashkia e Tiranës ka qenë dhe vazhdon të jetë në krah të institucioneve ligjzbatuese, duke ofruar të gjithë ndihmën për një hetim të plotë të kësaj ngjarjeje e vënë përpara përgjegjësisë cilindo kontraktor që nuk ka respektuar këto rregulla.
Siç e kemi shprehur edhe në reagimet tona të mëparshme, në përfundim të hetimit, Bashkia e Tiranës do të zbatojë çdo përfundim, kërkesë apo rekomandim të organeve përkatëse.
Por, na vjen keq të shohim se si për çdo fatkeqësi, aksident apo çdo moment të pafat, është gjithmonë Partia Demokratike, një parti e fatkeqësive historike të këtij qyteti e vendi, që mundohet të shfrytëzojë çdo situatë për kapital politik.
Qytetarët e dinë mirë se Tirana ka humbur boll nga kjo forcë politike, e cila e la në një gjendje katastrofike. Sot Partia Demokratike i përket të shkuarës së Tiranës tonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY