Në Shqipëri vijnë edhe 155 muxhahedinë, mediat iraniane: Janë terroristë, mes tyre...

Në Shqipëri vijnë edhe 155 muxhahedinë, mediat iraniane: Janë terroristë, mes tyre disa drejtues të lartë

51
0
Shares


Foto Arkiv

Një tjetër grup prej 155 muxhahedinësh ka mbërritur në Shqipëri gjatë këtij muaji. Mbërritja e tyre është në kuadër të marrëveshjes me SHBA-në për pranimin e tyre.
Sipas medias iraniane “Fars News Agency”, mësohet se muxhahedinët kanë mbërritur në Shqipëri me avion amerikan dhe janë strehuar nëpër disa banesa private.
E njëjta media shkruan gjithashtu se këta muxhahedinë janë terroristë të cilët kanë ndryshuar identitetin dhe kanë marrë një pasaportë false për t’u larguar nga Irani. 
“Ndaj tyre janë lëshuar urdhër-arreste nga Qeveria e Irakut”, bën të ditur kjo media.
“Fars News Agency”, thekson gjithashtu se në mesin e tyre janë disa drejtues të grupeve që në Irak konsiderohen terroriste(MKO), si dhe një drejtues i rangut të lartë Massaoud Rajavi.


muxhahedine tirane2

Foto Arkiv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY