SAMI NEZA/ Pse është e njëanshme platforma e Alibeajt me 30 deputetë

SAMI NEZA/ Pse është e njëanshme platforma e Alibeajt me 30 deputetë

82
0
Shares

Nga Sami Neza

Afro 30 deputetë të PD, sipas Enkelejd Alibeaj, kanë propozuar sot një platformë bashkimi për PD e cila përbën edhe fazën finale të reagimit të grupit parlamentar që në përgjithësi nuk mbështeti foltoren por në shumicë kërkuan dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetar i PD pas zgjedhjeve të 6 marsit.

Platforma megjithatë është e njëanshme por ndërkohë nëse harmonizohet me pjesën tjetër të deputetëve përbën një mundësi për të finalizuar një strategji bashkimi me më pak njëanshmëri.

Por cilat janë problemet e platformës:

Ajo ngrihet mbi disa objektiva të theksuara në kuvendin falco të 18 dhjetorit sic është regjistrimi dhe hapja e partisë në një sitiatë zgjedhore, delikate dhe ku numrat janë shumë të rëndësishëm.

Ajo zhbën në tërësi Komisionin e Rithemelimit që u vendos në krye të PD në Kuvendin e 11 dhjetorit. Por ashtu zhbëhen edhe vendimet e tjera të Kongresit.

Platforma e Alibeajt përjashton nga procesi Rithemelimin dhe zë një pozicion të tillë, njësoj si Rithemelimi përballë grupit të Apelimit në PD. Duke mos lënë hapësira bashkëpunimi me një forum legal të PD dalë nga kuvendi, grupi i propozuar nga Alibeaj mund të konsiderohet informal nga strukturat e partisë dhe të mos jetë funksional.

Platforma vendos grupin parlamentar mbi partinë ose në rastin më të mirë nuk ka mbivendosje ose ka paralele mes partisë dhe grupit.

Së fundi platforma shkurajon shumicën për përfshirje ndërsa akomodon shumë mirë interesat personale të deputetëve për të ruajtur influencat dhe ndikuar partinë në zonat ku ata janë zgjedhur.

Platforma nuk është korrigjuese për disa probleme konkrete me zgjedhjet në vijim të strukturave por është asgjësuese ndaj tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY