Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj prezantoi sot një platformë me 5 pika dhe 2 hapa pa mundur ta shpjerë më tej për shkak të mungesës së mbështetjes nga kolegët e tij.
Alibeaj do të dilte të premten në një konferencë për mediat për të prezantuar platformën por ka ndryshuar mendje në momentin e fundit, duke e shtyrë konferencën për të shtunën.
“Për të prezantuar zyrtarisht këtë dokument që ka mbështetjen e më shumë se 30 deputetëve të Grupit Parlamentar, do të zhvillojë një bashkëbisedim në orën 10:30. Platforma do i prezantohet me pas për vendimmarrje mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, me synimin për një mbështetje unanime nga i gjithë grupi parlamentar,”-thuhet zyrtarisht në emër të Alibeajt.
5 pikat e propozuar nga Alibeaj
1-Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes
2-Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup
3-Anullohet cdo proces i njënashëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë
4-Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.
5 Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit.
Hapi i parë- Certifikimi i anëtarsisë aktuale
Hapi i dytë- Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege
Hapi i tretë- Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë
Platforma e Enkelejd Alibeaj duket shumë e ngjashme me propozimin e Flutura Açkës me ndonjë propozim më të rafinuar se ajo.
Disa nga deputetët kanë reaguar ashpër ndaj propozimit duke e konsideruar atë përçarës.
Luçiano Boçi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit i është shprehur se platforma e kreut të grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj sjell vetëm ndasi dhe përçarje. Kjo sepse sipas tij, është një platformë individuale që nuk ka marrë miratimin e Kryesisë së Grupit Parlamentar e të vetë Grupit Parlamentar, ndërsa shton se zgjidhja është vetëm vota e lirë.
Për Edi Palokën, moslëvizja e krerëve dhe ndalja e votimeve është shërbimi i fundit që Alibeaj do të bëjë në emër të kryeministrit Edi Rama. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/