Nuk e dinin me kishin te benin! Si e komentoi Spiropali zbritjen...

Nuk e dinin me kishin te benin! Si e komentoi Spiropali zbritjen e Rames nga avioni

64
0
Shares

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shprehet se ekuipazhi i avionit te Lufthansas qe zbriti me polici Ramen nga avioni nuk e kane njohur kryeministrin shqiptar.

Spiropali deklaroi tek Zona e Lire se punonjësit e ekuipazhit të kompanisë ajrore nuk e dinin me kë kishin të bënin, dhe se veprimi i tyre ishte shoqëruar me një ndjesë të mëtejshme nga kompania “Lufthansa”.

“E ka sqaruar Endri Fuga, kanë kërkuar ndjesë anëtarët e ekuipazhit. Lajmi është i vjetër, para shumë muajsh. Më duket krejt e parëndësishme tani, përderisa vetë kompania ka kërkuar falje. Këtu mbyllet. Në kohë pandemie edhe pilotët edhe anëtarët e ekuipazhit kanë qenë të stresuar. Ky nuk është lajm për t’u mërzitur. Mesa kuptoj është një keqkuptim nga anëtarët e ekuipazhit që nuk e kanë ditur se me kë kanë të bëjnë”, deklaroi Spiropali. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY