FOTO LAJM/ Po kreu i KQZ-së Denar Bida çfarë kërkon te Kryeministria?!

FOTO LAJM/ Po kreu i KQZ-së Denar Bida çfarë kërkon te Kryeministria?!

54
0
Shares

Denar Biba, kreu i KQZ-së ka shkuar në godinën e Kryeministrisë paraditen e sotme. Nuk është mësuar ende se me kë është takuar kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kryeministri, por Denar Biba shkoi atje pak minuta pas takimit të Edi Ramës me Ilir Metën në selinë e Kuvendit.
Problemi është çfarë kërkon Denar Biba, kreu i një institucioni kushtetues, i cili presupozohet i pavarur, te godina e Kryeministrisë. Në qoftë se do të bëhet pjesë e zgjidhjes, mjafton të japë dorëheqjen, i mësuar tashmë me këtë “procedurë”, sikurse bëri më se 4 vjet më parë, kur atëherë si nënkryetar i KQZ-së nuk i shkoi ish-kryeministrit Sali Berisha në zyrë për “ti marrë leje” se ç’duhet të bënte ai dhe dy anëtarët e tjerë të ish-opozitës në KQZ.
Emri i Bibës është përfolur mbrëmë për zgjidhjen e krizës. Vetë Lulzim Basha u shpreh sot se Rama është gati të dorëzojë ministrat e tij, kreun e KQZ, zyrtarë në polici, por nuk është gati të dorëzojë karrigen e tij.
DRONI.al 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY