Gazment Bardhi publikon bisedën me Berishën për ankimin në gjykatën e Apelit

Gazment Bardhi publikon bisedën me Berishën për ankimin në gjykatën e Apelit

120
0
Shares

Deputeti i PD Gazment Bardhi ka publikuar bisedën që sipas tij ka bërë me ish Kryeministrin Berisha gjatë  debatit në “Top Story”. Të dy kanë biseduar në lidhje me ankimimin e vendimit të dhënë për njohjen e kuvendit të 11 dhjetorit.

“Berisha erdhi në zyrën time, biseda ishte e regjistruar. I deklarova se e njoh realitetin e ri ligjor, nuk pengoj askënd të përdorë selinë, por mbështes padinë. E regjistruan se mnd të na akuzonin për pazare. Berisha tha se Gjykata duhet respektuar ndërsa shtoi se njihte të drejtën për të kundërshtuar vendimin e zotit Zhukri. Berisha ndryshoi rrugës, ka një 1 muaj që punon për shkarkimin e Alibeajt. Berisha ndryshe vepron dhe tjetër gjë thotë. Ma thonë kolegë deputetë. Jam dëshmitarë”, tha Bardhi.

Gazment Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj kanë ankimuar në gjykatë të Apelit vendimin e gjykatës së Tiranës për kuvendin e 11 dhjetorit që e legjitimon këtë kuvend dhe vendimet e tij.

Ankimimi ka vonuar mbylljen e debateve brenda PD dhe ka krijuar probleme të reja në bazën e PD-së. Disa nga ata që nuk mbështeten foltoren nuk marrin pjesë në zgjedhje duke u ankuar se nuk janë ftuar nga pjesa e lidhur me Foltoren.

Ndërkohë janë konstatuar jo pak raste ku mbështetës të foltores bëjnë zgjedhje jotransaprente në organet e vogla të PD si seksone apo grupseksione. M.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY