‘Kinder’ me salmonelë ka mbërritur në Shqipëri, AKU kërkon të mos blihet...

‘Kinder’ me salmonelë ka mbërritur në Shqipëri, AKU kërkon të mos blihet dhe konsumohet

41
0
Shares

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkoi sot nga blerësit të shmangin konsumin e produkteve të Kinder ndërkohë që ka zërhequr nga tregu një sasi malli.

Në poshtë janë llojet e produkteve që nuk duhen blerë dhe nëse i kanë blerë të mos konsumojnë ato: KINDER SCHOKOBONS (të gjitha llojet e tyre); KINDER SCHOKOBONS të gjitha lotet për paketimin 125 g; KINDER SORPRESA MAXI të gjitha lotet për paketimin 100 g; KINDER MAXI MIX te gjitha lotet për paketimin 133 g.

Në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate Kinder dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka proceduar me refuzim në kufi për ngarkesën e kthim në vendin e origjinës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY