Arrestohet autori i sulmit në metro në Nju Jork

Arrestohet autori i sulmit në metro në Nju Jork

44
0
Shares

Një person që ishte në kërkim lidhur me një sulm me armë zjarri në një tren metroje në Bruklin që shkaktoi plagosjen e 10 personave, u arrestua të mërkurën dhe u akuzua për një vepër terrorizmi federal pasi vetë i dyshuari telefonoi policinë duke i treguar vendndodhjen, thanë zyrtarët e rendit, transmetoi Zëri i Amerikës.

62 vjeçari Frank R. James, u arrestua në Manhatan rreth 30 orë pasi hapi zjarr në një tren, duke lënë pesë viktima në gjendje kritike dhe gjithë qytetin e Nju Jorkut në ankth.

James pritet të gjykohet për një akuzë që ka të bëjë me sulme terroriste ose të tjera të dhunshme kundër sistemeve të transportit masiv dhe që mbart një dënim deri në burgim të përjetshëm, tha prokurori i Bruklinit, Breon Peace.

Policia kishte njoftuar të martën pasdite se po përpiqej të gjente personin, i cili besohej se kishte marrë me qira një furgon që ndoshta kishte lidhje me kryerjen e sulmit. Të mërkurën në mëngjes, autoritetet e Nju Jorkut thanë se ai ishte i dyshuar për vetë sulmin.

Autoritetet po analizonin video në media sociale, në të cilat 62-vjeçari kritikonte Shtetet e Bashkuara duke e quajtur një vend racist dhe të mbushur me dhunë dhe shante kryetarin e bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams.

Por motivi i sulmit në metro mbetet i paqartë dhe nuk ka shenja që James kishte lidhje me organizata terroriste, tha zoti Peace. VOA

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY