Genc Pollo: Nuk do të ketë shtyrje të Kuvendit. Flamur Hoxha: Te...

Genc Pollo: Nuk do të ketë shtyrje të Kuvendit. Flamur Hoxha: Te ndalen zgjedhjet e njëanshme në bazë

68
0
Shares

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo dhe deputeti i PD, Flamur Hoxha debatuan sonte në emisionin Debat të Alba Alishanit si dhe në praninë edhe të gazetarit Sami Nezaj.

Pollo duke u përgjigjur rreth problemeve në PD tha se nuk do të ketë një shtyrje të Kuvendit të Partisë Demokratike të vendosur për me 30 prill.

Sipas Pollos, opozita nuk mund të drejtohet në mënyrë kolektive, pa organe të qarta.

“Kuvendi është shtyrë njëherë dhe të gjithë ata që kishin vullneti kanë gjetur mënyrën për t’u përfshirë. Dhe që të kemi një opozitë me udhëheqje kolektive dhe pa organe të qarta statutore nuk do t’i shërbente një opozite efektive. Ata që firmosën apelimin duan ta çojnë partinë në zgjedhje të përçarë në zgjedhje vendore. Ku partia legjitime mos ketë vulën, ndërkohë që ata që janë të kapur pas vulës, përçajnë votën e demokratëve”, tha Pollo.

Ish ministri dhe ish deputeti demokrat ishte kritik me vendimin e Alibeajt për të apeluar vendimin e Gjykatës që njohu statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Mesa dimë Alibeaj nuk ka mazhorancën në grup, për organet e tjera është e qartë. 2 dyta apelimi i një vendimi që formalizon një drejtim të qartë të partisë është një veprim në kundërshti me interesin e PD dhe që nuk i shërben asaj. Me veprime të tilla humb mundësinë për të përfaqësuar deputetët. Mbledhja e sotme po përqendrohet te masat statutore që ata funksionarë që nuk u përfshinë në kohë në procesin e rithemelimit, të përfshihen”, u shpreh Pollo.

Ndërsa deputeti i PD, Flamur Hoxha prezantoi propozimin e tij për bashkimin e demokratëve duke theksuar se Rithemelimi duhet të heqë dorë nga procesi zgjedhor që po organizon. Ai kërkoi një proces më gjithëpërfshirës që shkon në çdo qelizë të PD.

“Zgjidhja për bashkimin e PD është shumë e thjeshtë. Në mbledhjen e grupit deputetët u shprehën njëzëri se e vetmja rrugë është ndërprerja e proceseve në bazë nga grupi i Rithemelimit dhe bashkimi i partisë duke filluar nga strukturat drejtuese të gjithë degëve që ishin pjesë e 25 prillit. Me zgjedhjet që po avancojnë nga Rithemelimi pjesa më e madhe e deputetëve të grupit nuk është marrë. Nëse vendosim të largohemi nga interesat tona dhe shkojmë te qelizat e PD jam i sigurt që në një proces 3-4 muaj mund ta mbyllim këtë krizë. Kjo është e vetmja rrugë që e mban bashkë PD. Të gjithë deputetët e PD kishin të njëjtin shqetësim”, tha Hoxha.

Më tej, deputeti demokrat zbuloi se grupi i Rithemelimit nuk ka një projekt të qartë për zgjidhjen e ngërçit në parti dhe bashkimin e saj, por gjithçka ja ka lënë në dorë liderit historik, Sali Berisha.

“Më vjen keq që përmendim shumicë apo pakicë. Kjo është e turpshme për një që do të kontribuoj në Partinë Demokratike. Ata kanë qëndruar aty për 10 vite dhe ne kemi shtrirë dorën për të bashkuar partinë dhe jo për interesat tona. Më vjen keq që nuk u gjet konsensus. Grupi Themelimit nuk hedh në tavolinë një zgjidhje. Gjithçka aty vërtitet te Berisha dhe në këtë rast është vetë ai që e ka në dorë”, përfundoi Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY