NARD NDOKA/ Ta shohim në Dibër nëse vota ka dhj… cdo reformë...

NARD NDOKA/ Ta shohim në Dibër nëse vota ka dhj… cdo reformë në këtë vend

58
0
Shares

Dibra do deshmoje, nese reforma ne drejtesi vlen, apo vota ka ‘dhjere’ çdo reforme ne kete vend.

Edhe pak dite dibranet do votojne per te parin e tyre, nje votim ndryshe nga çdo votim tjeter ne keto vite te demokracise tone tranzitore.

Te gjithe i kane syte nga Dibra, nese do kete votim, do kete blerje, do kete frike, do kete drejtpeshim, do kete logjike, do kete pergjegjshmeri, do kete besim, apo votim te rradhes alla shqiptarçe?!

Opozita per hir te realitetit beri maksimalen per testin, se pari i dha qytetareve te Dibres politikanin dhe menaxherin me te mire te saj ‘modelin Sheferedin Shehu’, se dyti, krijoi koalicionin me te madh te mundshem, se treti, e vleresoi si nje test politik dhe si mundesi testimi, nese mund te shkohet edhe me kete qeveri ne zgjedhjet parlamentare.

Sa arsye duhet te kete, qe ne Diber kesaj here, duhet te fitoje kandidati i maxhorances ‘Rama i vogel’ per Dibren?!

Une mendoj, se jo vetem qe nuk ka arsye, por do jete nje turp i madh per te gjithe ne, per shume e shume arsye tashme te verifikuara dhe bindshem te besueshme nga te gjithe.

Nese qeveria fiton ne Diber serish, e per çfare na duhet reforma ne drejtesi, kur ne ‘dhjesim’ voten, qe implementon kete drejtesi, qe superhajdutet pretendojne te gjykojne te korruptuarit!

Ne Diber kemi dy modele qe do gjykohen me vote nga votuesit, ‘modeli Shehu’ dhe ‘modeli Rama i vogel’. Modeli Shehu si model risi, ku individi dhe koalicioni ne kete rast paraqiten ne lartesine e mundshme dhe modelin Rama i vogel ku ka Ramen e madh te PS dhe Ramen e mesem te LSI, nje model problematik, konfliktual, i deshtuar deri ne neveri!

A do te jete vota nje garanci per ‘modelet’, per reformat, per qeverisjen, per te ardhmen, per drejtesine, per moralin, per shqiptarizmin?!

Te them te drejten, une jam mjaftueshem dyshues, sa me duhet te pres deri me 11 Shtator.

Ky test ka shume rendesi, nese vertet jemi pjekur dhe ndergjegjesuar si qytetare, se vota dhe e ardhmja jone ka me shume rendesi se nje thes miell, qe te jep vetem dy jave buke.

Mbas ketij testi te gjithe duhet te mendojme seriozisht, jo per te ardhmen tone politike, por si nje pergjegjesi kombetare per te vendosur me sforco, por me guxim per me tej per garancite dhe reformat qe realisht duhen implementuar, detyrimisht mbi garancine e votes, mbi vleren e saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY