Raporti i DASH, Noka: U vërtetuan akuzat e opozitës. Rama kontrollon drejtësinë,...

Raporti i DASH, Noka: U vërtetuan akuzat e opozitës. Rama kontrollon drejtësinë, i mbështetur nga krimi dhe patronazhistët vodhi zgjedhjet

44
0
Shares

PD ka komentuar sot raportin e DASH, duke akuzuar edhe njëherë Ramën se vodhi zgjedhjet e 25 prillit.

U vërtetuan akuzat e opozitës. Rama kontrollon drejtësinë, i mbështetur nga krimi dhe patronazhistët vodhi zgjedhjet e 25 Prillit, tha deputeti Flamur Noka në një dalje për mediat.

Deklarata e PD:

Qeveria e Edi Ramës përbën një rrezik real për të drejtat e qytetarëve shqiptarë përmes  korrupsionit masiv, presionit politik mbi drejtësinë dhe presionit ekonomik mbi median dhe blerjes së votës.

Ky është rezultati pas skanerit që Departamenti Amerikan i Shtetit i ka bërë situatës së të drejtave të njeriut në vend gjatë vitit elektoral 2021.

Raporti i DASH vërteton më së miri të gjitha shqetësimet, denoncimet dhe akuzat e Partisë Demokratike dhe të opozitës.

A ishin shqiptarët të lirë te zgjidhnin qeverinë që donin?

Departamenti i Shtetit thote Jo!

Vullneti i shqiptarëve është deformuar nga një qeveri që bleu votat, që përdori buxhetin e shtetit dhe sistemin kriminal të patronazhimit, duke ekspozuar mbi 900 mijë qytetarë përballë presionit politik të partise në pushtet.

A është sistemi i drejtësisë i pavarur?

Raporti Departamentit Amerikan te shtetit  thotë Jo!

“Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thekson raporti.

Shqiptarët e dinë se kush e ka fuqinë për t’i bërë presion drejtësisë. Ka një emër, që duhet të jetë në krye të listës si pengmarrës i drejtësisë së pavarur! Ky është Edi Rama.

Një nga shfaqjet më brutale të këtij presioni, Edi Rama e dha gjatë kongresit të Partisë Socialiste, kur i tregoi SPAK-ut kë duhet të hetojë dhe kush është i paprekshëm.

Partia Demokratike ka votuar për një drejtësi që t’i japë fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta të qeverisë, por me Edi Ramën që kontrollon çdo pushtet, ky mision është i minuar.

A eshte kjo  qeveri e korruptuar?

Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit thote po.

Një qeveri e korruptuar në të gjitha degët e saj, siç pohon Departamenti i Shtetit, një kryeministër i korruptuar dhe presioni politik ndaj drejtësisë është një këmbanë alarmi për shqiptarët!

Ka ardhur koha që të bëhemi bashkë, pavarësisht bindjeve politike, për t’ia shkurtuar jetën kësaj qeverie që të drejtat e shqiptarëve i shet dhe i blen për karrigen personale të Edi Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY