Ish deputeti Aqif Rakipi ka reaguar sot në lidhje me shpalljen e tij non grata nga SHBA. Në një prononcim për ‘5 pyetjet’ ai tha se ka lobuar Lulzim Basha.
Intervista:
A keni një koment për sanksionet e SHBA-së?
Nuk kam asnjë koment. As kam lidhje me atë pjesë fare.
A do ta ndiqni në hapa ligjorë?
Do ta shoh. Nuk kam asnjë lloj gjëje nga ata që thuhen. Të shohin a kam llogari bankare në Amerikë, a bëj biznes. Nuk kam biznes këtu dhe jo më andej.
SHBA ju cilëson si “ish-deputet famëkeq”, a do të kërkoni prova, ku bazohet?
Do i shoh.
Nuk do të nisni një proces gjyqësor?
Do të shikoj cfarë do të bëj. Do të interesohem.
A mendoni se është politike?
Po.
Po kë fajësoni?
Lul Basha e ka merakun.
Mendoni se është goditje nga Basha?
As që bëhet llaf. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/