“Gruaja është forcë bashkimi”, LDGSH takim me strukturat drejtuese në Shkodër

“Gruaja është forcë bashkimi”, LDGSH takim me strukturat drejtuese në Shkodër

37
0
Shares

Bashkimi i demokratëve dhe rëndësia që ajo ka përballë keqqeverisjes u diskutua me përfaqësuese të degëve të LDGSH-së në qarkun e Shkodrës.

Në lidhje me situatën aktuale në PD, Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, Albana Vokshi  theksoi se, “Askush më mirë se gruaja nuk mund të ndikojnë në këtë drejtim”.

Përsa i përket proçesit zgjedhor në PD, zonja Vokshi vuri theksin tek roli që LDGSH po luan në riorganizimin e strukturave të Partisë Demokratike në bazë të parimeve të sanksionuara në Statutin e ri të miratuar në Kuvendin e datës 11 Dhjetor 2022.

Mbështetja për zgjedhjen e sa më shumë zonjave në të gjitha nivelet drejtuese në PD si dhe përzgjedhja e më të mirave në Kryesinë e PD dhe Këshillin Kombëtar, ishte mesazhi që iu përcoll zonjave demokrate në Shkodër.

“Sa më shumë gra në të gjitha nivelet e strukturave të PD, aq më e bashkuar më e fortë dhe më e hapur Partia”, tha kryetarja e LDGSH-së Albana Vokshi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY