Mariupol, kryetari i bashkisë: Janë rreth 21000 viktima. Dyshimet për luftë kimike...

Mariupol, kryetari i bashkisë: Janë rreth 21000 viktima. Dyshimet për luftë kimike nga rusët, e hodhën në Mariupol

45
0
Shares

Zona të mëdha të Mariupolit janë shndërruar në rrënoja, tha sot kryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupolit. Sipas tij rreth 21 mijë njerëz kanë vdekur atje, ndërsa zyrtarëve u është dashur të ndalojnë numërimin e trupave për shkak të luftimeve në rrugë, raporton Reuters.

Kryebashkiaku Vadym Boychenko tha gjithashtu se trupat po zhdukeshin nga rrugët dhe se ai dyshonte se forcat ruse ishin përgjegjëse për këtë akt. BBC transmeton se nuk ka pasur mundësi ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim.

Ndërkohë Ministri i Forcave të armatosura në Mbretërinë e Bashkuar tha se Londra po punon për të konfirmuar nëse ushtria ruse ka përdorur armë kimike në Ukrainë.

James Heappy tha se raportet se municione të tilla janë përdorur kundër qytetit jugor të Mariupolit janë qarkulluar në mediet sociale ukrainase.

BBC shkruan se inteligjenca britanike e mbrojtjes dhe inteligjenca ukrainase nuk kanë verifikuar pretendimet e ukrainasve për përdorim të armëve kimike.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar po punon për të zbuluar nëse janë përdorur armë kimike.

Ai përsërit komentet e sekretarit të jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar të hënën mbrëma se Rusia do të “mbajë përgjegjësi dhe se çdo përdorim i armëve kimike është “i neveritshëm” dhe “kalon kufijtë”.

Nëse ka prova që armë të tilla janë përdorur, atëherë “të gjitha opsionet janë në tryezë” për sa i përket përgjigjes ndërkombëtare, tha Heappey.r.j

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY