KONSPIRACION/Vuçiç-Rama, hilet e ndryshimit të emrit të autostradës Nish-Merdare

KONSPIRACION/Vuçiç-Rama, hilet e ndryshimit të emrit të autostradës Nish-Merdare

73
0
Shares

Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, pritet të ftohen gjatë javëve në vazhdim, kur Kryeministri Edi Rama, do të shkojë në Nish, për t’i përuruar punimet në autostradën Nish-Durrës, e cila kalon nëpër Kosovë.

Rama do të takojë edhe një herë Vucicin, me të cilët tashmë i ka rregulluar mirë raportet personale, por si duket jo pa e dëmtuar Kosovën.

Rama ishte dakroduar vitin e kaluar me homologun e tij serb, Aleksandar Vucic, për ndërtimin e Autostradës, siç thuhet në Beograd, Nish –Durrës, pa praninë e palës kosovare.

Përurimi i kësaj autostrade, që pritet të ndodhë gjatë muajit tetor, ka nxitur reagime në Prishtinë. Reagimet e para zyrtare nga Kosova tashmë kanë filluar të shfaqen. Në qeveri kanë thënë se nuk ka ftesa për zyrtarët e lartë shtetërorë, ndërsa Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ashpër, duke refuzuar të shkojë në Nish, për të përfaqësuar Kosovën në këto takime, pa përfaqësuesit shtetërorë të Republikës së Kosovës.

Aty nënvizohet se asnjë shtet, fqinj as Shqipëria dhe Serbia nuk mund të flasin në emër të Kosovës. Ndërkohë që ish-Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, në një shkrim autorial të publikuar në mediat e Shqipërisë tha se Edi Rama ka rënë në kurthin e homologut të tij serb.

Vucic tashmë është duke provuar “ta shesë” autostradën si një projekt që do të forconte bashkëpunimin e mirë rajonal, por duke injoruar tërësisht Kosovën. E në vallen e tij po luan pa ndonjë rezervë edhe Kryeministri Rama.

“Ja që Kryeministri serb Vuçiç tash e një vit po insiston në ri-emërtimin e këtij projekti kapital si autostrada “Nish- Durrës”. Në takime me BERZH e Bankën Botërore, në paraqitje mediale dhe takime me diplomatë, Vuçiç e potencon rëndësinë e “autostradës Nish- Durrës” me një gjuhë, në shikim të parë moderuese, të fokusuar në promovimin e bashkëpunimit rajonal” ka shkruar ish-Ministri i Jashtëm Petrit Selimi.

Rama kishte provuar të lër një shije prej patrioti në Beograd, kur ishte përballur me Vucicin, por në Prishtinë tashmë janë ngjallur dyshimet.

“Qeveria e Shqipërisë nuk do të duhej të binte në kurthe të tillë. Fqinjësia e mirë është shumë e rëndësishme dhe përafrimi i Tiranës dhe Beogradit u bë i mundur vetëm pas dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit. Për këto takime që kanë fokus bashkëpunimin ekonomik apo politik, me të vërtetë nuk duhet të ketë hatërmbetje. Ama do të ishte thellësisht zhgënjyese nëse për hatër të këtij bashkëpunimi, Shqipëria të pranojë, apo të jetë dëshmitare, e ri-emërimit të Autostradës së Kombit si projekt të spektaklit vuçiçian që lidh Nishin me Durrësin” ka shtuar më tej Selimi.

Vetë Rama, në shpjegimet e tij që ka bërë për takimin në Nish, nuk e ka zënë në gojë autostradën.

“Do të flasim për të ardhmen e përbashkët të rajonit dhe potencialet e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar në të mirë të sipërmarrjeve e të popujve tanë” ka thënë ai.

Ai është munduar të shpjegojë se nuk është duke u përzier në punët e Kosovës dhe se nuk ka provuar të ndërmjetësojë që edhe kosovarët të përfaqësohen në Beograd.

“Jo, as me është kërkuar dhe as e kam kërkuar një gjë të tillë. Dhe dua të sqaroj një gjë: Unë nuk e ndaj asnjëherë Kosovën nga agjendat e bisedimeve te mia dhe nuk i shoh asnjëherë të ndara interesat strategjike të shqiptareve të Shqipërisë e të Kosovës, por po ashtu, asnjëherë nuk hyj në punët e në vendimet që i takojne Qeverisë se Kosoves ne raport me palët e treta! Ne rast se me kërkojnë një mendim vëllazëror e jap me kënaqesi, po kurrë ndërhyrje, sepse s’e kam pare asnjëherë si diçka pozitive sjelljen e dikurshme paternaliste te Tiranës ndaj Prishtinës” ka theksuar Rama.

Vitin e kaluar kur autostrada ishte bërë temë intensive gjatë debateve Rama ishte kritikuar edhe në Tiranë për hapat e tij në raport me Serbinë.

Publiciti Rexhep Shahu kishte ngriturdisa pyetje të tjera në lidhje me projektin Rama-Vucic.

Shahu kishte thënë se duke pasur parasysh se nga kufiri i Kosovës në Tiranë, autostrada ka qenë pothuajse e përfunduar, kjo marrëveshje shërben më shumë për Serbinë dhe Kosovën. “Pse duhet të nënshkruhet ky projekt mes Vuçiç dhe Ramës dhe jo në mes Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe Vuçiç?”

“Në qoftë se ky projekt, i cili është zbatuar në Kosovë, nënshkruhet nga Rama, atëherë kjo është shenja e fundit në frontin e kryeministrit serb për faktin se Kosova nuk është e njohur dhe se liderët e Kosovës janë injoruar” ka theksuar Shahu.Gazeta Ekspress

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY