Një politikan i lartë prorus u arrestua sot në Kiev pasi dyshohet se ndihmoi rusët nga kryeqyteti ukrainas Kiev.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar fotografinë e politikanit pro-rus Viktor Medvedchuk në pranga, i cili u ndalua pas një operacioni të forcave të sigurisë të Ukrainës.
Nga pamjet e publikuara Medvedchuk shihet i veshur me rroba ushtarake me duart e prangosura dhe flokët e çrregullt.
Autoritetet ukrainase kishin deklaruar më herët se Medvedchuk ishte arratisur teksa kishte qenë në arrest shtëpiak gjatë shkurtit.
Politikani ukrainas, i cili ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin është kumbari i vajzës së tij, prej kohësh është parë me doza dyshimi në Kiev se është përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme për shkak të lidhjeve të afërta me Putinin.
Politikani ka mohuar kategorikisht të gjitha pretendimet, duke thënë se nuk ka bërë asgjë të keqe kundër popullit të tij. r.j
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/