Berisha: Alibeaj nuk gëzon më besimin e komisionit të Rithemelimit

Berisha: Alibeaj nuk gëzon më besimin e komisionit të Rithemelimit

30
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha e quajti Enkelejd Alibeajn si “kryetar të vetëshpallur” të partisë Demokratike, fill pas mbylljes së mbledhjes se geupit parlamentar të PD.

Ai tha se Alibeaj u përpoq të manipulonte deputetët e grupit parlamentar por nuk ia doli ndërsa shtoi se sot i ishte komunikuar edhe vendimi se nuk gëzonte besimin e Komisionit të Rirthemelimit për të qenë kryetar i grupit parlamentar të PD.

Deklarata e Berishës:

Alibeaj, duke besuar se është kryetar PD-je, u përpoq në mënyra vulgare të manipulojë edhe grupin por dështoi në çdo përpjekje. Tani, pati propozime konstruktive prej të cilave që nesër do fillojë bashkëpunimi dhe mbikëqyrja e verifikimi. Siç ju thashë për shkak të veprimit të tij unë e njoftova se pushon së paturi besimin e Komisionit të Rithemelimit për të qenë në krye të grupit parlamentar. Kjo e mërziti edhe më shumë, por realitetet nuk janë gjithmonë të ëmbla.

Në lidhje me votimet në bazë, këmi ndjekur procedurë dhe në vitin 2012 2013, është konstante, kjo procedurë kënaq plotësisht pretendimet e secilit. Koha që kemi në dispozicion është e mundur për të vërtetuar gjithcka, cdo gjë në përputhje apo shkelje me statutin.

Nuk ka shqiptar që dyshon në ato rezultate, të 6 marsit. Është thjesht regjistrim në Gjykatë, merr formën e prerë automatikisht pasi kalon afati i ankimimi i palës.

Gjykata dhe ky përcaktim është në kodin e procedurave civile, në datën 12 mos gaboj, vendimi është i formës së prerë. Edi Rama po bën presione të jashtzakonshme në gjykatë, nëse s’do kisha 2 burime kurrë nuk do e thosha por po e ndjek. Qeveritarët dhe jo vetëm kanë ndërhyrë fuqishëm në gjykatë, e kuptoni ju vetë.

Berisha tha se Alibeajn do e përndiqte i njëjti fat si ish kryedemokratin, Lulzim Basha.

Berisha: Ai është në një mision dhe do ta ndjekë fati i Bashës. Unë nuk ia uroj mirëpo harron një gjë që e vë veten në një pozitë shumë të papërshtatshme.

Pyetje: A do jeni në mbledhjen e grupit të nesërmen?

Berisha: Ai nuk thirri mbledhje grupi, kërkoi të hidhte në votim por nuk e votoi njeri. Në fund propozoi që të dorëzohen vendime dhe propozime. Patjetër që do jem në çdo mbledhje, po pse kujtoni ju se do votojmë vendimin e Bashës dhe të Alibeajt?

Bardhi dhe Alibeaj janë shokë por jo të emërojnë njëri-tjetrin kryetar dhe nënkryetar, nuk bëhet kjo kështu.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY