Bylykbashi braktis mbledhjen e grupit, nuk njeh Alibeajn. Alizoti kërkon votëbesim

Bylykbashi braktis mbledhjen e grupit, nuk njeh Alibeajn. Alizoti kërkon votëbesim

113
0
Shares

Deputeti Oerd Bylykbashi braktisi mbledhjen e grupit parlamentar të PD duke deklaruar se nuk e njeh Enkelejd Alibeajn si kryetar të grupit parlamentar.

Bylykbashi tha se respekton vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit, i cili e ka shkarkuar Enkelejd Alibeajn nga posti i nënkryetarit të partisë dhe rrjedhimisht duke qenë se kryetar i grupit zgjidhet një nga nënkryetarët, posti i kryetarit të grupit parlamentar nuk është legjitim.

Sipas Bylykbashit edhe gjatë javëve te fundit Alibeaj nuk ka ndihmuar bashkimin e grupit parlamentar, duke i ndarë deputetët në deputetë të Partisë Demokratike dhe deputetë të përjashtuar nga PD.

Ndërkaq deputeti Tomorr Alizoti ka kërkuar sërish një votëbesim për Alibeajn.

Ai u tha gazetarëve tek selia e PD se Alibeaj pas zgjedhjeve të 6 marsit duhet të votëbesohet. Zgjedhjet e 6 marsit treguan se ai është pjesë e pakicës dhe si i tillë duhet të votohet në grup, theksoi Alizoti.m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY