Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, tritol, kapsolla detonatore, e sende të tjera të kundraligjshme në një fshaz në Dibër.
Vihen në pranga babë e bir, poseduesit e arsenalit të armëve.
Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. D., në fshatin Shullan, ku janë gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh, konkretisht :
Dy armë zjarri kallashikov, një pushkë, një armë gjahu, tritol, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 73 copë kapsolla detonatore, 715 copë fishekë, dhe 5 krëhëra arme.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
D. D., 68 vjeç; dhe P. D., 38 vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Shullan, njësia Administrative Kala e Dodës, Dibër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/