Një tender i kryer nga Albkontroll besohet se është rast tipik i asaj çfarë ndodh me paratë publike në Shqipëri, raporton gazetari Klodian Tomorri.
Tenderi u zhvillua për paisjet e kullës së kontrollit në aeroportin e Kukësit.
Në garë ka qenë pjesë vetëm një kompani, e cila ka dhënë një ofertë financiare vetëm 6 dollarë më pak nga sa ka qenë fondi limit duke kursyer vetëm 6 dollarë.
Postimi i gazetarit:
Keta jane qesharake perfundimisht.
Ben tender Albcontroli me fond limit 61.666666 milione leke. Ne gare ka vetem nje kompani R&T me oferte 61.666000 milione leke. Kjo shpallet fituese.
Si perfundim nga gara shume e forte ne tender qytetaret kursyen 666 leke. Pra nga 616 mije e 666 dollare u kursyen 6 dollare. Ajo 6-a e fundit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/