Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjën e kryetarit të degës së partisë demokratike në Fier, Selenicë dhe Fush Krujë.
Në garë për kryetar të degës së PD në Fier kanë qenë 2 kandidatë dhe më 452 vota është shpallur fitues Rrapi Gjika ndërsa Vladimir Kajolli mori 344 vota ndërkohë që 8 vota dolën të pavlefshme.
Në total votuan 804 anëtare të Partisë Demokratike.
Procesi i votimit u administrua nga dy komisione, në dispozicion të zgjedhësvë u vendosën 4 dhoma të fshehta.
Ndërkohë ka përfunduar edhe procesi I votimit dhe numerimit në Selenice ku u zgjodh Kryetar i PD, Leonard Rakipaj .
Leonard Rakipaj merr 203 vota ndërsa rivali i tij Gazmir Beqaj 63 vota.
Ndërkaq në Fushë-Krujë fiton Agron Loka i cili ka qenë edhe më herët kryetar i PD. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/