EMRI/ Ishte dënuar me 9 vjet për shfrytëzim vajzash, kapet në Elbasan

EMRI/ Ishte dënuar me 9 vjet për shfrytëzim vajzash, kapet në Elbasan

57
0
Shares

Kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Është kapur Kristjan (Aurel) Spahi, 46 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, më datë 03.07.2009, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 8 muaj burgim.

Ky shtetas i ka kaluar strukturave të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme.

Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, falë shkëmbimit të informacionit me strukturat e DVP Gjirokastër, është
bërë e mundur kapja e shtetasit A. S., 30 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Gjirokastër, më datë 07.04.2022, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa orendi shtëpiake në një banesë ku jetonte me qira, si dhe nuk i ka bërë pagesën e qirasë pronarit të banesës, shtetasit M. L.

Ky shtetas i ka kaluar Komisariatit të Policisë Tepelenë, për veprime të mëtejshme. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY