Anëtari i KQZ tronditet nga Damian Gjiknuri

Anëtari i KQZ tronditet nga Damian Gjiknuri

58
0
Shares

Ministri Damian Gjiknuri ka shkelur të paktën dy ligje me deklaratën e tij në Dibër sot kur tha se qeveria do të ndihmojë Dibrën nëse kryetari i ri i bashkisë është Muharem Rama. Anëtari i KQZ, Hysen Osmanaj ka shpjeguar se Gjiknuri ka kërcënuar votuesit dibranë.

“Duke ndjekur lajmet e orës 17:00, në Abc News, Z. Gjiknuri kërcënoi votuesit Dibranë duke thënë se: ‘Nëse nuk do të votojnë kandidatin e PS-së, Qeveria nuk do të vazhdojë financimet e projekteve të nisura për Bashkinë e Dibrës’.

Me këtë kërcënim, Zoti Ministër keni shkelur rëndë:

1-Kodin Zgjedhor, edhe pse jeni një nga ekspertët dhe hartuesit e tij;

2-Autonominë e qeverisjes vendore, të garantuara nga Ligji për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore si dhe nga Karta Europiane e Autonomisë Vendore, e ratifikuar nga parlamenti shqiptar”, thekson Osmanaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY