Shkon në 267 numri i viktimave të rekuperuar nga tërmeti i 24 gushtit në Itali. Ky ështëbilanci i fundit provizor zyrtar i deklaruar mëngjesin e sotëm gjatë konferencës së shtypitnga Drejtoria e Mbrojtjes Civile. 207 viktima janë në Amatrice, 11 në Accumoli e 49 në qytezën eArquata del Tronto. 387 është numri i të plagosurve të shtruar në spitalete rajonit të Lacios, Marke e Abruzzo.
Drejtoria e Mbrojtjes Civile informon se nga momenti i tërmetit e deri në mëngjesin e sotëm janë regjistruar928 lëkundje tërmeti. Lëkundja e fundit e tërmetit është regjistruar në ora 6.28 minuta të mëgjesit të sotëm e shkallës 4.8.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/