Reagim i MB, Bledi Çuçi
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka përshëndetur sot arrestimet spektakolare në morinë të Kukësit të 17 oficerë policie ndërsa po kaq janë në arrest shtëpie dhe ndjekje penale.
“Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë. Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”, thotë Çuçi.
Ndërkaq Çuçi ende nuk ka thëmë asnjë fjalë apo shpjegim për ‘kontratën’ e policisë me ish deputerin Alqi Bllako për të mos zbatuar urdhërin e GJKKO për arrestimin e tij derisa ai u paraqit vetë më polici.
Po ashtu Çuçi duhet të dijë ndonjë gjë se pse nuk prangosen pronarët e incenwratorëve ndërkohë që njeri prej tyre deri para pak ditësh pinte kafe në qendër të Tiranës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/